
Nasa ne kerkim te jetes ne planetin e Jupiterit
NASA po punon për krijimin e një roboti bërthamor i cili do të gërmojë sipërfaqen e hënës së ngrirë të Jupiterit, të quajtur Europa për të gjetur shenja jete në të.
Besohet se hëna është shtëpia e një oqeani nëntokësor që mund të mbajë jetë mikrobike. Akulli mbi oqean është menduar të jetë midis 2 dhe 30 kilometra i trashë dhe studiuesit kanë propozuar një sondë gërmuese si mënyra më e mirë për të depërtuar në guaskën e ftohtë apo shtresën rrethuese të saj të akullt, dhe për të studiuar strukturën e saj të brendshme.
Disa fluturime të gjigantit të gaztë të sistemit diellor midis 1995 dhe 2003 nga anija kozmike NASA Galileo paralajmëruan shkencëtarët për praninë e ujit. Hulumtuesit bien dakord se vendi më i mirë për të zbuluar një fakt të tillë dhe për ta vërtetuar atë është nën guackën e trashë të planetit, ku uji është në kontakt me një bërthamë shkëmbore. Ata besojnë se ky është vendi ku mendohet se përbërësit biokimik për jetën mund të ekzistojnë. Por mbetet një mister se cila është mënyra më e mirë për të eksploruar këtë botë dhe për të mbledhur mostrat.'Vlerësimet e trashësisë së guaskës së akullit variojnë në mes të 2 dhe 30 kilometrave, dhe është një pengesë e madhe që çdo lander do të duhet të kapërcejë për të hyrë në zonat që ne mendojmë se kanë një mundësi për të mbajtur shenjat biologjike përfaqësuese të jetës në Europa", tha Andrew Dombard, profesor i shkencave të tokës dhe të mjedisit në Universitetin e Illinois në Çikago.
Ekipi i Dr Dombard beson se një sonda gërmuese me bazë bërthamore është alternativa më e mirë për këtë mision. Grupi zhvilloi një studim konceptual për një robot me fuqi bërthamore që mund të depërtojë në guaskën e akullt ose shtresën mbështjellëse prej akulli, dhe të arrijë majën e oqeanit të Evropës duke mbajtur pajisje dhe instrumente që mund të përdoren për të kërkuar shenja jete ose jetë të zhdukur. Roboti sipas parashikimeve do të vlerësonte edhe habitatshmërinë e guaskës së akullt gjithashtu". Roboti do të ketë si mision të mbledhë mostra nga e gjithë guaska, të testojë akullin në të gjithë guaskën, ujin drejt bërthamës, si dhe ujë në ndërfaqen e akull-ujit, dhe gjithashtu ajo çfarë është më e rëndësishmja për vetë misionin, do të depërtonte në pjesën e poshtme të akullit për të kërkuar praninë mikrobike në të.
Ky robot gjithashtu do të kishte aftësinë për të kërkuar edhe për liqene të ujit të lëngshëm brenda guaskës. Hulumtuesit morën në shqyrtim dy dizajne për robotin e tyre: një i cili kishte të bënte me një reaktor të vogël bërthamor dhe tjetri me burim të nxehtësisë së përgjithshme të projektuar për misionet hapësinore. Nxehtësia nga të dyja këto burime mund të përdoret për të shkrirë guaskën e akullit dhe komunikimi me Tokën do të mundësohet nga një varg 'përsëritësish' të lidhur me robotin përmes kabllove me fibra optike.
Më të lexuarat








